Strehimi i afganëve, Rama: Të përkohshëm! Do u gjendemi për çdo nevojë që do kenë

Kryeministri i Vendit Edi Rama teksa foli rreth situatës së strehimit të afganëve ne vendin tonë, në radio BBC, tha se qytetarët afganë në vend do të jenë të përkohshëm.

Rama shtoi se qeveria shqiptare do u gjendet atyre për çdo nevojë për sa kohë që ata do të qëndrojnë në Shqipëri.

Sipas Ramës, Shqipëria e pranoi propozimin e amerikës për të strehuar afganët, pasi vetë historia e detyron ta bejë këtë, duke kujtuar se shqiptarët kanë qenë vet si afganët dikur./albeu.com


Shtuar 1.09.2021 08:29