Kanë dalë para Gjykatës së Lezhës Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u kapën disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike.
Në orën 10:00 pritet të jepet masa e sigurisë për ta, ndërsa në orën 11:00 ka gjyqin Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.
Ai u arrestua, si bashkëpunëtor i dyshuar bashkë me dy të tjerët, të cilët kishin kthyer një stan për kultivim kanabisi me llampa.
Lajmi në përditësim…