Spitali i Lezhës ‘zhvendoset’ tek ish-materniteti! Shefi i Ortopedisë: S’bëhen operacione me godinë të rrënuar

Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal të Lezhës, investim i qeverisë që pritet të nisë brenda këtij muaj ka sjellë reagimin e shefit të Repartit të Ortopedisë Pashk Gjoni, ish-kandidat i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Lezhës. Zhvendosja e shërbimit spitalor në ish-godinën e maternitetit të vjetër do sjellë pasoja, tha kirurgu ortoped, pasi materniteti vjetër është jashtë funksioni prej vitesh.

“Kryerja e ndërhyrjeve kirurgjikale në ato ambiente është kërcënim për jeten e pacienteve”, u shpreh Pashk Gjoni, shef i repartit të Ortopedisë.

Të lidhura

None found

Si zgjidhje kirurgu ortoped, Pashk Gjoni propozon vënien në funksion të njërës prej dy sallave të operacionit të maternitetit të ri të Lezhës.

Godina e Spitalit Rajonal të Lezhës do ti nënshtrohet një rikonstruksioni rrënjësor, me financim të Qeverisë Shqiptare dhe punimet është parashikuar të kryhen në harkun kohor të 1 viti.