Spekullimi me kostot. Diferenca mes ofertuesve 1 për qind, ndërsa ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve është ulur me rreth 1,8 ditë

Nëse bëhet një krahasim midis shpenzimeve të kryera deri më tani bazuar në çmimet për seiclin nga 5 shërbimet të ofruara nga kontraktori dhe shpenzimeve që do të ishin kryer nëse kontrata do të ishte lidhur me ofertuesin tjetër ndryshimi është vetëm 1 %. Kjo tregon se edhe ofertuesi tjetër ka sjellë një propozim financiar pothuaj të njëjtë.

1.18 Në shkurt 2019, një ekspert i pavarur i huaj i angazhuar nga OBSH (Stephen Carr CEng MSc BEng(Hons) MIHEEM AE(D), WHO Consultant,Authorising Engineer (Decontamination)) ka arritur në konkluzionin se “Tre instalimet CDU të vlerësuara ishin të një standardi jashtëzakonisht të lartë dhe dukej se ishin në përputhje me ISO EN13485 Pajisjet Mjekësore dhe ISO EN 9001 – Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë. Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë është i akredituar me Kiwa Cermet Italia S.p.A dhe është modifikuar për herë të fundit në shtator 2018. Saniservice ka miratuar disa praktika jashtëzakonisht të mira dhe të fuqishme dekontaminimi” (origjinal në anglisht – “The three CDU installations assessed were of an extremely high standard and appeared to conform with ISO EN13485 Medical Devices and ISO EN 9001 – Quality Management Systems”).

1.19 Nga zbatim i kësaj kontrate rezulton se ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve që i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale është ulur me rreth 1,8 ditë. Ndërkohë që nga fillimi i zbatimit të kontratës e deri në fund të vitit 2021, rezulton që shpenzimi mesatar për një ndëryrje kirurgjikale është 21,200 lekë.

Thënë ndryshe për të ulur qëndrimin me 1,8 ditë janë shpenzuar 22,000 lekë (përtej faktit se në fund të kontratës shtetit i mbetet investimi), apo për ta ulur qëndrimin me një ditë janë shpenzuar rreth 11,800 lekë. Bazuar në VKM nr. 108, maj 2014 për paketat e kujdesit shëndetësor, ku përcaktohen edhe kostot e ditëqëndrimit në reanimacion dhe pavion për disa lloj ndërhyrjesh të caktuara kirurgjikale, shpenzimet e 1,8 ditëqëndrimi në spital janë më larta se sa shpenzohen nga zbatimi i kësaj kontrate mesatarisht për një ndërhyrje kirurgjikale.


Shtuar 20.08.2023 15:07