SPAK sjell prova të reja kundër Metës dhe Kryemadhit, shtyhet seanca gjyqësore

Ditën e sotme, seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, është shyrë për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit.

Seanca është shtyrë për më datë 11 nëntor.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe gjyqtarja Irena Gjoka, pritej të vendoste nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ndërkohë, bëhet me dije se; Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka sjellë prova të reja në gjyq, kundër Metës dhe Kryemadhit.

Bëhet fjalë për një letër-porosi, të ardhur nga Shtetet e Bashkuara.

Ish-presidenti Meta, është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.

Ndërkohë GJKKO, ka rrëzuar kërkesat e Metës për ndryshimin të masës së sigurisë ndërsa më 16 tetor, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit për të njëjtën kërkesë.


Shtuar 28.10.2025 10:15