SPAK liron ekuipazhin e anijes ku u gjetën 59 kg kokainë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka liruar ekuipazhin e anijes që erdhi nga Kolumbia, ku edhe u sekuestruan 59 kg kokainë brenda qymyrit.

Sipas BW, ekuipazhi i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas mund të largohet nga Shqipëria.Kujtojmë se Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anijes me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 59 kg kokainë, disa javë më parë, kërkoi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit, nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetëra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.

Anija e mallrave ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas 20 ditësh lundrim. Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 59 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.


Shtuar më 29.07.2022 21:21

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet