Sot mbyllet fushata e PD, Basha: Në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri të ditur se fushata përmbyllëse e partisë blu do të jetë në Tiranë.

Teksa ishte në një lidhje me “Skype” për “Abcnews”, Basha tha se pas takimeve që do të zhvillojë në Shkodër, Lezhë dhe në Elbasan, do të jetë në orën 19:00 në Tiranë.

‘Sot do të jem në Shkodër, Lezhë dhe pastaj në Elbasan dhe pastaj në Tiranë në sheshin Nënë Tereza, në orën 19:00.’- tha kryedemokrati.

Lëvizja Sociliste për Integrim bëri përmbylljen e fushatës ditën e djeshme në Tiranë, ndërsa PS do ta zhvillojë sot në Durrës dhe Vlorë. /abcnews


Shtuar 23.04.2021 09:51