Sot heshtje zgjedhore, Sali Berisha nis ditën me humor: Përshëndetje speciale nga Kim Kardashian

Na ndajnë më pak se 24 orë nga zgjedhjet e 25 prillit, teksa dita e sotme përkon me heshtjen zgjedhore, pas mbylljes së fushatës elektorale.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën e heshtjes zgjedhore me humor.

Berisha ka ndarë në profilin e tij në Facebook një foto të Kim Kardashian e cila ka pozuar me dy gishta lart, simboli I demokracisë që në vendin tonë kujton automatikisht figurën e Sali Berishës dhe së fundmi Lulzim Bashës.

“Nje mirëmengjes special nga diva e botës Kim Kardashian! Sb”, shkruan Berisha krah postimit.

 

“Ndjej keqardhje që Kim Kardashian është kthyer në simbolin e femrës”, është shprehur më parë ish-kryeministri për Kim Kardashian në një intervistë me Ermal Mamaqin./albeu.com/


Shtuar 24.04.2021 09:01