Dita e heshtjes zgjedhore plot me futboll, Superiorja zbret e gjitha në fushë

Kategoria Superiore sot, ditën e heshtjes zgjedhore, luan gjithë ndeshjet e javës së 29. Tre ndeshje janë planifikuar të luhen në orën 13:00. Në Krujë, Kastrioti pret kurbinasit e Laçit. Krutanëve u duhen pikët për të mbajtur pas Bylisin, ndërsa Laçi kërkon kreun e tabelës.

Në Ballsh, vendasit e Bylisit presin skuadrën e Apolonisë, që nëse nuk merr rezultat pozitiv sot humbet thuajse gjithë terrenin për të pretenduar vendin e tetë, që të çon në Play Out. Ndeshja tjetër e orës 13:00 luhet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Skënderbeu sfidon Vllazninë dhe do provojë të surprizojë edhe një herë tjetër, siç ka bërë shpesh javëve të fundit. Ku duel i paraprin finales së Kupës, që do diskutohet sërish mes këtyre dy skuadrave. Në orën 16:00 janë rezervuar dy sfidat më të forta të këtij akti.

Në Durrës, kryesuesit e Teutës presin kampionen në fuqi, Tiranën. Kjo e fundit ka treguar edhe më parë se di të bëjë ndeshje të mira e të mundë rivalët më lart për të hapur kampionatin. Gjithsesi, Teuta është macja e zezë e tyre, të paktën në dy sezonet e fundit.

Në të njëjtën orë, në impiantin më modern dhe të madh të vendit tonë, stadiumi “Air Albania”, luhet Partizani-Kukësi. Janë dy nga skuadrat me emrat më të mëdhenj në skuadra, megjithëse pozitat në klasifikim janë të ndryshme. Të kuqve i vlen vetëm fitorja për të tentuar kreun.

Kategoria Superiore
Java 29, 24 prill 2021
Ora 13:00 | Kastriot-Laçi
Ora 13:00 | Bylis-Apolonia
Ora 13:00 | Vllaznia-Skënderbeu
Ora 16:00 | Partizani-Kukësi
Ora 16:00 | Teuta-Tirana