SONDAZHI/ Xhaçka iku nga Dibra për shkak të Xhelal Mziut? Dalin rezultatet në listën e demokratëve

Zgjedhjet e 25 prillit janë vetëm pak javë larg dhe tashmë partitë kryesore në vend i kanë hapur “armët”.

Në Dibër, përplasjet kanë nisur prej kohësh, ndërkohë që Xhelal Mziu i PD-së ka deklaruar  se Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i ka kërkuar kryeministrit Rama që ta largojë nga Dibra prej frikës së Mziut.

Xhaçka ka thënë se zhvendosja e saj në Korçë nga qarku i Dibrës ku ishte më parë, nuk është bërë e imponuar as nga kryeministri Edi Rama, dhe as nga mospranimi i saj nga strukturat vendore të PS në Dibër.

Por si ka dalë Mziu në qarkun e  Dibrës sipas sondazhit të zhvilluar në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve?

Ai renditet i pari me 36.94%, ndërsa ndiqet nga Dhurata Cupi me 17.37.% /albeu.com/

Partia Demokratike, rezultati në qytetin e Dibrës

Shtuar 2.04.2021 11:04