Rama i drejtohet fermerit: Hajde ti oligark i domateve

Këtë të premte kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët në Moravë të Beratit, ku nuk ka kursyer as batutat me ta.

Teksa i kërkoi njërit prej fermerëve të fliste për aktivitetin e tyre në fushën e tregtimit të produkteve të fshatit, Rama tha: “Tregoja pak analistëve që flasin nga klubet e natës në televizor”.

Ndërkohë që një fermer tjetër nisi të falenderonte Partinë Socialiste, Rama e ndërpreu duke i kërkuar të mos flasë si politikan por si fermer. Më pas Rama e ftoi në karrigen e tij. “Është një çikë karrige e rëndë”, ia ktheu me batutë fermeri.

Pas tij, kryeministri ftoi një tjetër fermer të cilin e quajti “olikarg domatesh”.“Ja ku është ky oligarku tjetër, një oligark domatesh”, tha Rama.

Shtuar 2.04.2021 11:04