SONDAZHI/ Ministrja Denaj përballë Ramës në Vlorë, ç’vend zuri Gjiknuri?

Zgjedhjet e 25 prillit priten që të jenë goxha të nxehta këtë vit.

Kjo pasi PS kërkon me ngulm një mandat të tretë, ndërsa PD kërkon që me koalicionin e saj të marrë pushtetin dhe të bëjë rotacion.

Që kur u bënë publike listat me emrat e kandidatëve, politika shqiptare zien ndërsa fushata ka nisur me hapa të vrullshëm.

Edhe në Vlorë prej ditësh kanë nisur përplasjet, ndërsa të gjithë janë kuriozë sesi do të ndahen votat në qytetin bregdetar.

Por në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se është vetë kryeministri Rama ai që merr pjesën më të madhe të votave mes socialistëve, ndërsa ndiqet nga ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj.

Kryeministri ka marrë 37.99% të votave, ndërsa Anila Denaj ka marrë 24.83%.

Në sy bie numri i vogël i votave për ministrin e Energjitikës,  Gjiknurin i cili ka marrë vetëm 1.31%. /albeu.com/

Qyteti i Vlorës, lista e Partisë Socialiste


Shtuar 31.03.2021 10:59