Socialisti i del përapara Bashës: 14 vite votova për PS tani do të votoj PD-në për ndryshim

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë takimeve të zhvilluara pasditen e sotëm me banorë të kryeqytetit në Njësinë 8 në Tiranë është takuar me simpatizantë të Partisë Demokratike, por edhe me qytetarë të zakonshëm të cilët i kanë shprehur mbështetjen për betejën e 25 Prillit.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Urime për fushatën!

Lulzim Basha: Faleminderit shumë!

Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.

Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.

Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.

Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.

Qytetari 2: E paçi faqen e bardhë!

Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë.

Shtuar 12.04.2021 07:04