Skeptik ndaj vaksinës, këngëtari humb jetën nga Covid-19

Marcus Birks ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Reperi nga Staffordshire, i cili ishte shprehur skeptik ndaj vaksinës, ndërroi jetë në Spitalin Universitar Royal Stoke të Premten, shkruan BBC.

Pasi kontraktoi koronavirusin në fillim të muajit, ai tha se simptomat e tij u përkeqësuan në mënyrë progresive dhe se u shtrua në spital pas shumë vështirësive në frymëmarrje.

Birks ndodhej në kujdes intensiv me simptoma të ngjashme me gripin. Muzikanti mendonte se nuk do të sëmurej se hante shëndetshëm dhe stërvitej pesë herë në javë.

Partnerja e këngëtarit, e cila është shtatzënë shkroi: “Dhimbja që ndjej duke e shkruar këtë është e padurueshme, zemra ime u copëtua, shpirti dhe bota ime u shkatërruan plotësisht.”


Shtuar 30.08.2021 16:16