Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka përcjellë këtë të hënë urimet e tij për të gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Hita u shpreh se Policia e Shtetit do të angazhohet që rruga e nxënësve drejt dijes të zhvillohet në kushte të sigurta, duke theksuar se mbrojtja e fëmijëve mbetet një përgjegjësi për të cilën nuk bëhen kompromise dhe nuk ndalet puna.
Të lidhura
None found
“Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër, nisja e çdo viti shkollor sjell një atmosferë të veçantë. Shkollat gjallërohen sërish nga fëmijët dhe të rinjtë, nga emocionet e takimeve, pritshmëritë dhe ëndrrat e reja, ndërsa prindërit kanë në qendër të vëmendjes sigurinë dhe përparimin e tyre në mësime.
Për nxënësit fillon sot një etapë e re në rrugën e dijes, ndërsa për Policinë e Shtetit kjo shënon një përgjegjësi edhe më të madhe: të garantojmë që ky udhëtim të jetë i sigurt. Për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë së punuari.
Nëse përballeni me diçka që ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj është shumë i rëndësishëm për ne. Ju priftë e mbara dhe ju uroj një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt”, deklaroi Hita.
