Teksa prej 2 ditësh në fokus të mediave është skandali me inceneratorët, ku disa të moshuar rezultojnë të jenë pronarë të disa kompanive që kanë bërë evazion fiskal, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi flet sërish për ‘Open’.
Kryemadhi, e cila denoncoi dje fakte të reja, iu përgjigj reagimit të Integrated Energy BV SPV, ku kjo e fundit mohoi sot se nuk ka lidhje me asnjë kompani të denoncuara në evazionin fiskal.
Ajo pohoi se deklarata e kompanisë në fjalë ishte korrekte, por ajo kërkon transparencë nga ane e Integrate Teknologji që të sqarojë të gjitha procedurat për koncensionin me nënkontraktorin e saj Klodian Zoto, sa i takon inceneratorit të Tiranës. Sipas Kryemadhit, 128 milionë dollarë që janë dhënë për inceneratorin e Tiranës nuk janë investuar, ndërsa shtoi se ky koncesion korruptiv ngarkon shqiptarët me angazhim financiar prej 30 vitesh.
“Në fakt, ata kanë bërë shumë korrekte deklaratën, por është drejtimi i gabuar i tyre, Sepse ata quhen Integrate Teknologji BCV, dhe unë kur them Klodian Zoto, është nënkontraktoi. Në të gjithë këtë histori ata janë përfituesit e koncesionit, që duhet të përfitojnë nga inceneratori i Tiranës, me vlerën 128 mln euro, me të vetmin kusht që Bashkia e Tiranës të marrë dhe depozitojë mbetjet me vlerën 29 euro për ton. Kompania e Inceneratorëve është korrekte me atë që thotë, por ka një problem, se ka nënkontraktuar Klodian Zoton, ka nënkontraktuar kompani për bileta avioni apo për konsulenca. Ajo që kërkoj dhe e them përsëri është se mungesa e transparencës, se cila është arsyeja që Integrate BCS s’na tregon transparencën e investimeve të saj në inceneratorin e Tiranës. Vërtetë kjo kompani s’ka lidhje me kompanitë që kanë bërë evazion, por nënkontraktori i tyre ka bërë evazion fiskal me këto kompani. Ajo që mendoj se është me rëndësi për ta kuptuar, është se e gjitha kjo që është ndërtuar, është skemë kriminale dhe korruptive, jashtëzakonisht e madhe. Normale dhe ndoshta rastësia, apo këmbëngulja ka bërë që të zbardhet, sepse në këndvështrim duket normale. por në aspektin e zbardhjes dhe ndjekjes së parasë është aferë e madhe korruptive. Në paditë që kam depozituar dhe shtesë padinë dhe që do i bashkëngjiten, janë beteja që bëhen në SPAK. Mediatikisht patjetër dhe politikisht, kjo është betejë që do të vazhdojë, pa asnjë kompromis dhe dilemë. Nga ana faktike, s’mund ta mohoj dot, se Klodian Zotitm, që është në kërkim, se në Integrate Tecnologji Servis, Integrate Energy BVSPV i ka kaluar atij vetëm për Iniciatorin e Tiranës, 25 mln dollarë. Ajo që është me rëndësi, Zotos, janë dy kompani të tjera në Fier, që kanë të njëjtin pronar. Në aspektin ligjor, apo ndarjes së kompanive, inceneratori i Tiranës, është kompani koncensionare, për të cilën doli sot avokati i saj, Erion Veliaj që shpjegoi apo mbrojti këtë koncesion korruptiv që ngarkon shqiptarët me angazhim financiar prej 30 vitesh.” tha Kryemadhi./bw