Nga Wizzair asgjë e re/ I njejti fluturim shtyhet 4 herë, pasagjerët flenë aeroporteve

Vazhdojnë skandalet me anullimet e fluturimeve te kompanisë ajrore, Wizzair.

Qytetarë të shumtë kanë raportuar per albeu.com per anullime dhe vonesa te fluturimeve gjate ketyre diteve, por duket se qershia mbi torte eshte fluturimi i mengjesit të sotëm W4 5026, nga Milano Malpensa drejt Tiranes.

Ky fluturim i cili ishte i planifikuar per ne oren 8:40 të mengjesit eshte anulluar, ndersa kompania e ka njoftuar kete anullim permes dy e-maileve te derguar rreth ores 2 dhe 3 te mesnates, duke njoftuar pasagjeret se fluturimi tjeter ishte planifikuar per ne oren 23:00, sic shihet ne fotot e meposhtme.

Megjithate, ne oren 17:55, kompania ka nisur serish nje email pasagjereve ku njoftohen se eshte shtyre edhe fluturimi i ores 23:00, duke u spostuar ne oren 00:00. Nderkohe qe pasagjeret kane arritur ne aeroport dhe pasi kane bere check-in, ne oren 21:22, Wizzair serish ju komunikon shtyrjen e fluturimit per te katerten here, transmeton Albeu.com.

Kete here, shtyrja behet per diten tjeter ne oren 14:00, por deri atehere serish nuk dihet fati i ketij udhetimi.

Nderkohe, qe kompania nis njoftime permes emailit, asnje numer telefoni ose emaili nuk i pergjigjet thirjeve telefonike, ku qytetaret mundohen te marrin me shume sqarime dhe se si duhet te veprojne per me tej.


Shtuar 11.09.2024 00:08