Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon të mbajë peng institucionin e bashkisë. Pas shkarkimit të së komanduarës në krye të bashkisë, Anuela Ristani, Veliaj ka bërë një tjetër lëvizje që të mbajë bashkinë “në duart” e tij.
CNA, ka mësuar se nga qelia e burgut të Durrësit, Erion Veliaj, ka shkaktuar një tjetër skandal duke bllokuar pagat për punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
Të lidhura
None found
Pagat duhet të firmoseshin sot nga Ristani, e cila nuk ka tashmë kompetencë, pasi më 28 gusht u shkarkua nga Erion Veliaj.
Punonjësit e bashkisë rrezikojnë të mbeten pa paga.
Që prej arrestimit të tij, Erion Veliaj, ka mbajtur peng institucionin e Bashkisë së Tiranës, duke mos dhënë dorëheqjen si kryetar. Veliaj kërkon ta përdorë Bashkinë e Tiranës, për t’u liruar nga qelia ku qëndron që prej 10 shkurtit 2025, me 5 vepra të rënda penale./Marre nga CNA.al
