Situata në Deçan, Meta i kërkon qeverisë shqiptare t’i shkojë në ndihmë

Presidesnti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në Deçan, ku rreth 900 njerëz janë helmuar nga uji i pijshëm dhe dy të tjerë kanë humbur jetën.

Meta i ka kërkuar qeverisë shqiptare t’i shkojë në ndihmë Deçanit, që ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Postimi i Metës:

Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në komunën e Deçanit.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të kësaj situate.

Familjeve të tyre ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim më të thellë.

Me besimin e plotë se institucionet shtetërore përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për zbulimin, zbardhjen e shkaqeve dhe kapërcimin e tyre, e nxis Qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë, sipas mundësive, me ekspertizë dhe çdo ndihmë të nevojshme.

Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës!/albeu.com


Shtuar 13.07.2021 13:04