Simptomat e shkaktuara nga mungesa e vitaminës D

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë e nevojshme në dietën ditore. Ajo sintetizohet në lëkurë me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, ndërsa është gjithashtu e pranishme në ushqime të tilla si peshku yndyror, e verdha e vezës, dhe qumështet dhe drithërat e fortifikuara. Format e saj janë ergocalciferol (vitamina D2) dhe kolecalciferol (vitamina D3).

Përfitimet e vitaminës D për shëndetin tonë:

  • Kontribuon në thithjen / përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit
  • Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit në gjak
  • Ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të kockave
  • Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të muskujve
  • Ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të dhëmbëve
  • Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar
  • Merr pjesë në procesin e ndarjes së qelizave.

Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga mungesa e vitaminës D janë:

  • lodhje
  • dobësi muskulore
  • ngërçet
  • dhimbje të kyçeve
  • pamundësia e përqendrimit
  • dhimbje koke etj./albeu.com

Shtuar 2.06.2021 09:25