Simptoma të ngjashme me linë e majmunëve, vjen përgjigja nga Holanda për pacientin në Kosovë

Më 3 qershor u identifikua një rast I dyshimtë me linë e majmunëve në Kosovë.

Mostra u dërgua në laboratorin referent të OBSH në Holandë dhe rezultatet kanë rezultuar negative.

Lajmi konfirmohet nga ministria e Shëndetësisë në faqen zyrtare të Facebook-ut.

“Komunikatë për media

Prishtinë, 15 qershor 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se mostra e pacientit kosovar të dyshuar në Linë e majmunëve, e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negative.

Siç dihet nga njoftimet paraprake të MSh-së, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, IKShPK ka pranuar nga Klinika Infektive-QKUK një raportim për një rast të dyshimtë me Linë e majmunëve (Monkeypox), për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.