Partia Socialiste ka kërkuar nisjen urgjente të hetimeve për deputeten e Partisë së Lirisë, , Monika Kryemadhi me akuzën se ka cenuar sigurinë kombëtare.
Deputeti socialist, Toni Gogu tha nga salla e Kuvendit se organi hetimor do duhet të nisë hetimet dhe të zbulojë lidhjet që ka Kryemadhi me Rusinë.
Gogu: I bëjmë thirrje që të fillojnë urgjentisht hetimin, Kryemadhi mund të heshtë, por Prokuroria jo se është cenuar sigurua kombëtare dhe Shqipëria është njollosur. Gjithashtu Zonja Kryemadhi duhet t’u përgjigjet shqiptarëve edhe për lëvizjet e saja jashtë shtetit? Mediat kanë publikuar se lëvizjet e zonjës Kryemadhi në vitin 2017 kur janë bërë edhe këto pagesa korrenspondojnë me lëvizjet nëpër llogari.
Kryemadhi akuzohet nga Partia Socialiste për financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Disa ditë më parë, në një deklaratë për mediet, Kryemadhi i mohoi akuzat dhe i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hapin hetim e të verifikojnë figurën e saj./Albeu.com/