Temperatura nën 0 dhe dëborë, surprizat e motit për javën e ardhshme

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare gjatë javës që vjen. Depërtimi i këtyre masave ajrore është jo i zakonshëm për periudhën që ndodhemi pasi janë karakteristike të muajit Dhjetor apo Janar.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njoftin se gjatë javës përveç reshjeve të shiut do të ketë edhe reshje dëbore si dhe rënie të temperaturave në mëngjes edhe mesditë.

Për ditën e Hënë moti parashikohet kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura dëbore.

Më pas duke filluar nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura (mot i vranët).

Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobta do të jenë në formën e dëborës.

Më poshtë tabela me temperaturat