Si në filma! Për vetëm 7 sekonda autori me makinë hedh tritolin dhe zhduket, momenti i shpërthimit në Durrës (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga momenti i shpërthimit të tritolit në biznesin në Durrës, të vendosur në derën e biznesit të pronësi të Shaban Agës në Durrës.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një makinë e cila i afrohet derës së biznesit, hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi.

Shpërthimi ndodhi në orën 03:11 minuta në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret” në fasadën e dyqanit të 58-vjeçarit Aga.

Dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me  persona të tjerë  ende të paidentifikuar,  kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur  si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes Shaban Agës dhe D.K.

Sipas familjarëve kjo është hera e pestë që i vendoset tritol biznesit të tyre./albeu.com/