Si në filma: I iku policisë me Audi A4 në Maqedoni, kapet kosovari pas dy orësh ndjekjesh

Prokuroria themelore në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit nga Kosova, për rrezikim të sigurisë, për shmangie të kontrollit kufitar dhe mosrespektimit të urdhrave të policisë.

“Prokuroria themelore publike në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetësi të Republikës së Kosovës për vepër penale – Rrezikim të sigurisë në komunikacion në bazë të paragrafit 1 të nenin 297 nga Kodi Penal”, raporton Prokuroria.

Raportohet që me veturë Audi A4 ai nuk është ndaluar për kontroll të pasaportës dhe doganim gjatë hyrjes në RMV përmes pikës kufitare në Bllacë. Pas kërkesës së policit për t’u ndal, ai nuk është ndalur, për çka dy polic me veturë e sinjalizim kanë ndjekur, duke e arritur pas katër kilometrave.

Prokuroria raportoi që përkundër që pas një kohe është izoluar me veturë, ai në tentimin për të ikur ka sulmuar veturën e policisë duke shkaktuar edhe lëndime të policëve.


Shtuar 15.04.2021 18:31