Rama bullizon keq shqiptarët: Qerosë nga 200 kg, i kishte vënë poshtë dhjami (VIDEO)

“I kishte vënë poshtë dhjami. I ishte bërë qafa si tre palë minare. Kjo është PD?…”

Kryeministri Rama nga Shkodra ka sulmuar sërish demokratët dhe opozitën me një gjuhë bullizuese.

Rama: Për ta Shkodra nuk është traditë, por feud që e kanë marrë peng dhe flasin në emër të saj duke luftuar komunizimin.

Ishin dy qerosë si unë, po nja 200 kg më shumë dhe më thanë ‘Rama ik’ se nuk i duam komunistat.

Unë s’pata mundësi t’i them që të fillojnë të bëjnë pak fiskulturë se i kishte myt kolesteroli. I kishte vënë poshtë dhjami. I ishte bërë qafa si tre palë minare.

Kjo është PD? Kjo është Shkodra që doni ju? Jo ju që jeni këtu se nuk po flas me ju, po flas me ata që luftojnë komunizmin akoma. Po flas me ata që i shtrojnë rrugët e sheqerit Lulit. /albeu.com/

 

 

Shtuar 15.04.2021 06:04

Tags: