Si ka ndikuar pandemia e koronavirusit tek “puna” e mafias?

Mafia në Itali e ka shtuar aktivitetin e saj dhe të ardhurat gjatë kohws së pandemisë.

Rënia e përgjithshme që goditi ekonominë italiane dhe botërore për shkak të pandemisë së koronavirusit duket se nuk e ka prekur fare biznesin e mafiave. Import-eksporti i drogërave u rrit në mënyrë eksponenciale në vitin 2020. Numri i konfiskimeve në porte është një tregues indirect.

Lufta kundër mafias është bërë edhe me komplekse pasi mafiozët përpiqen të qëndrojnë sa më shumë të padukshëm në mënyrë që të mos bien në sy nga Policia.
“Në gjashtë muajt e fundit kemi patur vetëm dy vrasje mafioze, mendoj se ky është është një rekord historik ”, thotë Maurizio Vallone, drejtor i departamentit të hetimit antimafia në Itali.

Plastika mbetet materiali kryesor i trafikuar, e “biznesi” që po rritet vazhdimisht, mund të arrijë kulmin e tij në 2050, mund të shkaktojë 2.1 milion mbeturina të hedhura poshtë. Shkurt: do të krijohet një bombë ekologjike. Megjithatë grupet kriminale nuk rrinë duarkryq. Mafia kryesisht synon të lidhet me biznesin dhe zgjedh të veprojë në një mënyrë më të zgjuar.

“Ne duhet të verifikojmë çdo kontratë të vetme, çdo kompani e cila dëshiron të marrë pjesë në tendera, si për fondet evropiane ashtu edhe ato kombëtare. Ne kemi nevojë për një kontroll të të gjitha këtyre. Ne duhet të shmangim lidhjen e biznesit me organizatat kriminale”, vijon më tej ai.

Mafia, shpjegon Vallone, ka forcuar marrëdhëniet me ato të huaja. Krahasuar me një dekadë më parë, kur midis tyre kishte konflikte mafia italiane sot ka një bashkëpunim të ngushtë me organizatat kriminale shqiptare dhe ato të Europës Lindore. Ato punojnë së bashku kryesisht në fushën e trafikut të drogës./albeu.com