“Si i bëni milionat ju politikanët?”, Rama habit me përgjigjen: Unë s’i kam bërë

Kryeministri Edi Rama ka marrë një pyetje interesante nga një qytetar në Facebook. Ai e pyet Ramën nëse ka ndonjë politikan të varfër në Shqipëri dhe si i bëjnë milionat.

Rama është përgjigjur duke i thënë se ai vetë nuk i ka bërë milionat dhe se njeh plot të tjerë që nuk i kanë bërë gjithashtu.

Pyetja: Zoti Rama dua tju bej dhe une nje pyetje juve zotri.a ka politikan te varfer ketu ne Shqiperi. doja te dija se si politikanerit tane i kane bere keto miljona euro per kaq pak kohe.flm zoti kryeminiser po me kthyet pergjigje

Rama: Une nuk i kam bere per shembull dhe di te tjere plot qe nuk i kane bere, keshtu qe mos i fut te gjithe ne nje thes, se edhe politikanet, njesoj si njerezit, nuk jane njelloj qe te tere./albeu.com

 

 


Shtuar 22.01.2022 14:33

Tags: