“Nuk do të tregoj mesazhe private, por Messi më quajti gomar”, befason legjenda e Liverpool

Jamie Carragher ka zbuluar se Lionel Messi e quajti atë “Gomar” në një mesazh në Instagram pasi analisti e vuri në dyshim lëvizjen e tij në PSG.

Ish-lojtari i Liverpool-it gjithashtu nuk ishte një tifoz i madh i kthimit të Cristiano Ronaldos në Manchester United.

Carragher tha të Premten në emisionin “Night Football”, pas humbjes së Watford nga Norwich, se gjatë së Hënës në emisionin “Night Football” mori një mesazh privat në Instagram nga Messi:

“Unë nuk do të tregoj mesazhe private, por ai në thelb më quajti “gomar”tha ish-legjenda e Liverpool, raporton Mundo Deportivo.

Carragher shprehu dashurinë dhe admirimin e tij për “lojtarin më të madh të të gjitha kohërave”.

“Ai (Messi) shikon futboll të së hënës mbrëma, kështu që shpresoj që ai të shikojë edhe futbollin e së premtes në mbrëmje, sepse Lionel, unë të dua absolutisht”.

Pavarësisht gjithçkaje, Carragher nuk e përfshiu Messin në “njëmbëdhjetën” e tij të vitit 2021. /albeu.com/

Lionel Messi sent angry private message to Jamie Carragher after watching Sky Sports MNF | Football | Sport | Express.co.uk

 

Shtuar 22.01.2022 14:25