Shumë vende të botës po “digjen” nga i nxehti, në Brazil bie borë

Brazilianët kanë përjetuar ditën më të ftohtë të vitit të premten, pasi disa rajone jugore kanë parë borë për herë të parë.

Mbi 40 qytete në Rio Grande do Sul raportuan se përveç borës kishte pasur edhe ngrica.

Ndërsa njerëzit janë argëtuar me këtë ndryshim të motit, është rritur gjithashtu frika se prodhimet esenciale të eksportit si kafe, kalam sheqeri dhe portokallet mund të dëmtohen nga acari.

Bora edhe si pasojë e masave polare që u futën në rajonin jugo, duke bërë që temperaturat të shënonin nën zero.

Fenomeni i çuditshëm në Brazil po ndodh gjithnjë e më shpesh në kushte të caktuara meteorologjike dhe veçanërisht në zona që janë midis 900 dhe 1,900 metra mbi nivelin e detit, paralajmëruan ekspertët./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 08:39

Tags: ,