“Shtëpi bari” në papafingon e banesës ku jetonin, policia arreston në flagrancë 3 shqiptarët në Angli

Tre ‘fermerë’ shqiptarë të kanabisit janë gjetur dhe arrestuar në papafingon e një shtëpie, të cilën e bastisën.

Alberto Loka, Riza Manuka dhe Besard Muça, ishin në procesin e krijimit të ndërmarrjes së re të paligjshme, por asgjë nuk u shkoi sipas planit pasi u ndaluan nha policia.

Në vendngjarje, policia gjeti 51 bimë kanabisi në një dhomë dhe gjithashtu pajisje jetike për rritjen e tyre.

Policia gjeti tre telefona celularë, por nuk mundi të hynte në iPhone-in e Lokës pasi ishte i mbrojtur me fjalëkalim. Dy celularët e tjerë treguan një telefonatë të rregullt mes Manukës dhe Muçës.

Loka, Manuka dhe Muca, u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e kanabisit.

Chris Baker, që përfaqëson 24-vjeçarin Loka, tha se klienti i tij ishte një emigrant i paligjshëm që e kishte pranuar fajin në rastin e parë.

Ndërsa Shaun Dryden, që përfaqësonte Muçën, tha se klienti i tij kishte qenë në vend për rreth 12 muaj në mënyrë të paligjshme përpara se të arrestohej dhe të lihej në paraburgim.


Shtuar 17.01.2024 21:44