Shqiptarët të friksuar për AstraZeneca, merret vendimi i fundit për procesin e vaksinimit

Në Shqipëri ka nisur vaksinimi me AstraZeneca por dhjetra mësues e kanë refuzuar pas lajmeve për mpiksje gjaku gjë e cila solli pezullimin e kësaj vaksine në shumë vende të Europës.

Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit është mbledhur këtë mbrëmje për të diskutuar mbi procesin e vaksinimit me AstraZeneca në vendin tonë.

Në fund të mbledhjes Komiteti i Imunizimit ka vendosur që të vazhdojë vaksinimi kundër koronavirusit me AstraZeneca.

Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit. Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë bllokuar vaksinën e AstraZeneca, pasi ka dyshime se shkakton mpiksje të gjakut.