Astrologia e famshme zbulon shenjën e horoskopit më të dashuruar pas parasë

Astrologia Meri Shehu thotë se shenja më e dhënë pas parasë është shenja e akrepit, të cilët janë shumë të dhënë pas të bërit para.

Një tjetër shenjë që e do shumë paranë sipas Shehut është Demi, për të cilët ajo thotë gjatë një interviste në Klan se shenja e Akrepit e merr frymëzimin pikërisht nga Demi për t’u shëndoshur më shumë.

“Një nga shenjat e privilegjuara që bëjnë shumë para janë Akrepët. Të bërit para e shikojnë si mënyrë ekzistence, jo si mënyre shijimi, as ekspozimi as si mënyrë biznesi. E shohin që kjo duhet të ndodhë sepse po nuk ndodhi, unë nuk ekzistoj. Prandaj janë njerëzit që bëjnë para me shumicë, tentojnë të bëjnë kompani dhe shoqëri të fuqishme, por edhe në çdo punë që bëjnë, janë perfeksionistë që kështu marrin gjithmonë atë shpërblimin ekonomik. Nuk bëjnë punë të sipërfaqshme, për shembull mund të jenë mjekë shumë të kujdesshëm, drejtorë shumë të rëndësishëm. Janë njerëz që arrijnë një lloj tendence të fuqishme.

Përveç tyre janë Demët, unë mendoj që Akrepët e marrin frymëzimin nga Demët për t’u shëndoshur më shumë sesa duhet sepse e krijojnë atë bazën e vetë, por marrin fryrje edhe nga Demët. Demët krijojnë para por nuk janë kaq të shquar sa Akrepët. Merren me toka, me banka, me art, me gatim por gjithsesi krijojnë bazën e tyre ushqimore dhe monetare.

Të fortë janë dhe Dashët ku me ngjyrat, shpërthimin dhe me natyrën e vetë ekspresive dhe kavaliere e ka shumë të nevojshme ekspozimin ekonomik. Në kuptimin që unë kam para për t’i treguar.

Luani është një nga shenjat më dominonte, potente që bie në sy dhe pëlqen të blejë gjëra të shtrenjta. Për shembull Luani nuk kënaqet me një gjë të mesme ose me një jetë mesatare. Nëse do shkonte të blinte diçka, ajo do ishte patjetër firmato me shumë vlera etj. Janë edhe shenjat e tjera inteligjente, Ujori dhe Peshorja që bëjnë para patjetër”, është shprehur Meri Shehu.


Shtuar 16.03.2021 21:17