Një grup shqiptarësh që ndodhen në Izrael për një aktivitet turstik kanë kaluar disa orë të pazakonta, gjatë sulmit ajoror nga Irani.
Herida Duro, drejtore e turizmit që ndodhet në Tel Aviv tregon se morën dijeni nga ambasada shqiptare lidhur vendimin për sulmet.
Ndërsa ekipet e hotelit ku qëndruan ofruan të gjithë aisstencën në rast alarmi.
“Ne u njoftuam dy ditë më parë nga ambasada jonë në Izrael që në 48 orët e ardhshme priten sulme. Ishim pranë ambasadës në çdo lëvizje dhe informacion. Por fatmirësisht orët e pasigurisë zgjatën pak dhe pasi u informuam që Tel Aviv nuk ishte object i sulmeve”, tha Duro.
Por normaliteti u rikthye pas pak orësh kur u kuptua që Tel Avivi nuk ishte në objektiv. Hapësira ajrore u mbyll përkohësisht, ndërsa ekipi pritet të kthehet ditën e neserme.
“U anulluan të gjitha fluturimet. Ishim planifikuar të niseshëm sot në mëngjes. Por po shohim mundësinë që të kthehemi nga Qipro ditën e neserme”, tha Duro.
Sipas ekipit të shqiptarëve, jeta në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, këtë të diel duket t’i jetë rikthyer normalitetit./albeu.com