Shqipja e “Perputhen” tregon skandalin në qendrat e masazhit: Më thanë do merresh vetëm me burra

Shqipe Hysenaj ka rrëfyer një histori të saj që kishte të bënte me prostitucionin në qendrat e masazhit.

Ajo tregoi në “E diell” se një ndër pasionet e saj ka qenë të punonte si masazhatore.

“Doja të studioja për të pasur këtë punë, por gjërat shkuan si shkuan dhe studioja marrëdhënie ndërkombëtare. Megjithatë, vendosa të shkoj në një qendër masazhi dhe të filloja punë, që të mësoja dhe profesionin”, tregoi Shqipja.

Por kur zbuloi në të vërtetë se si punohej aty, hoqi dorë nga kjo punë.

“Pranuan që unë të punoja, edhe pse nuk e dija profesionin por më thanë do të merresh vetëm me burra. Ato vajzat që punonin atje, ishin me minifund, me reçipeta. Kur i pashë më shumë të zhveshura se të veshura i thashë vetes, nuk je për këtë punë”, tha ajo. /albeu.com/


Shtuar 28.03.2021 19:48