Shqipëria mposht COVID-19! Vetëm një rast në 24 orët e fundit, asnjë vdekje

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 1960 testime, 14 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Të lidhura

None found

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1960

Testime totale 783,516
Raste pozitive 132,497
Raste të shëruara 129,955
Raste Aktive 87
Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1 /albeu.com/


Shtuar 23.06.2021 16:24