Po i kalonte fshehtas, kapet maqedonasi me 17 mijë euro në kufi

Një i ri nga Maqedonia është kapur në kufi, Qafë Thanë me 17 mijë euro të padeklaruara.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar…”

NJOFTIMI I POLICISË:

Qafë-Thanë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Arrestohet në flagrancë një shtetas maqedonas. Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. /albeu.com/

 

Shtuar 23.06.2021 16:19