Vilma Masha jep lajmin më të hidhur: Nuk e mendoja kurrë që do ikje kaq shpejt

Sot është një ditë e trishtë për Vilma Mashën. Gazetarja e njohur e sportit ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë, të atin. Lajmin e hidhur e jep vetë Vilma me një foto nga dasma e saj, ku shfaqet krah të atit dhe shkruan se i është copëtuar shpirti.

“Babiii babiii im i shtrenjtë, nuk e mendova kurrë që do ikje kaq shpejt, më copëtove shpirtin. Të dua në pafundësi. Varrimi bëhet nesër në orën 11 në Tufinë”-shkruan Vilma.

Shtuar 23.06.2021 16:29