Ndërkohë që Tirana dhe jo vetëm, ziejnë prej 22 ditësh nga revoltat dhe protestat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, diaspora ishin “qershia mbi tortë”.
Ishin emigrantët e ardhur nga diaspora ata që iu bashkuan fuqishëm protestës së mbrëmshme, ku qindra mijëra qytetarë u dyndën në shesh dhe rrethuan edhe Kryeministrinë.
Të lidhura
None found
Në këto momente, kthehet në aktuale fjalimi i bërë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një seance të përbashkët në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai ka vlerësuar sakrificat e bëra nga emigrantët, ndërsa ka shtuar se qeveritë e dy vendeve duhet të punojnë më shumë për të kthyer besimin tek shteti dhe institucionet, aq sa diaspora të mendojë kthimin në Atdhe.
“Shqipëria bëhet, Kosova bëhet! Vendet tona përballen me probleme ku më i mprehti është largimi i rinisë. Dua tu dërgoj një mesazh atyre që kanë marrë rrugën e dhimbshme të kurbetit. Kjo ditë është e juaja. Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona dhe për familjet e tyre dhe burim kulture dhe demokratizimi që e marrin në shoqëritë ku jetojnë e punojnë. E di që atje ikin prej brengës dhe ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që ata të besojnë në institucione drejtësi e shtet që të mendojnë rritjen e fëmijëve më Atdhe si opsionin më të mirë. Këtë betejë do ta bëjmë deri në fund e do ta fitojmë me ndihmën tuaj”, shprehet ai.
