Stadiumi “Air Albania” do të presë më 12 nëntor përballjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e cila do të zhvillohet në orën 20:45 dhe është ndeshja e parafundit e Grupit C1 në UEFA Nations League.
Të lidhura
None found
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se biletat për sfidën Shqipëri–Finlandë janë tashmë në shitje. Ato ofrohen në kategoritë përkatëse të përcaktuara për stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë ndodhen në krye të Grupit C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë grumbulluar nga 7 pikë. Për këtë arsye, ndeshja e 12 nëntorit pritet të ketë peshë të veçantë në garën për vendin e parë.
FSHF u bën thirrje tifozëve dhe të gjithë futbolldashësve shqiptarë që të mbushin stadiumin dhe të mbështesin Kombëtaren në këtë përballje vendimtare.
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Finlandë mund t’i gjeni në këtë link:
https://al.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=2182





