Pak para mesnate, në shpërthim me tritol ka ndodhur në një mobileri në aksin rrugorë Lezhë-Milot. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com