Në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 maj 2026), një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Laçit. Sipas informacionit paraprak, lënda plasëse dyshohet se është vendosur në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Të lidhura
None found
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientin e biznesit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.
Njoftimi:
Kurbin/Rreth orës 03:00, në qytetin e Laçit, në qepenin e derës së një dyqani që ndodhet në një kompleks shërbimesh, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
