Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, flakët pushtojnë katin e tretë të një banese

Një bombël gazi ka shpërthyer në flakë, në Lezhë gjatë ditës së sotme.

Bombla e gazit ka rrezikuar jetën e pjestarëve të një familjeje. Flakët e zjarrit kanë përfshirë ballkonin e një banese në katin e tretë të një pallati.

Fatmirësisht bombola ka qenë jashtë dhe situata është vënë nën kontroll duke mos shkaktuar persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje për të administruar situatën dhe për të shmangur pasojat.

Kujtojmë se nga shpërthimi i një bombole gazi u shua një familje në Velipojë. Nëna dhe 4 fëmijët e familjes Gjoka, u dërguan në Itali për kurim, por humbën jetën njëri pas tjetrit si pasojë e plagëve./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 13:25