Aksident i shumëfishtë në rrugën e Rinasit, përplasen 4 makina

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Rinasit.

Burimet bëjnë me dije se 4 makina janë përfshirë në një përplasje të fuqishme ku një prej tyre është një autoshkollë.

Ende nuk dihen nëse ka të lënduar, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar krahu i rrugës që të çon nga Rinasi drejt Tiranës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në Rrugën e Rinasit, janë përfshirë në përplasje 4 mjete, ku ka vetëm dëme materiale.

Rreth orës 13:40, në Rrugën e Durrësit, mjeti me drejtues J. M, ka përplasur motomjetin me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.09.2021 13:21