Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Njoftimi i policisë
Vlorë
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Sekuestrohet lënda narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. G., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij dhe gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./albeu.com