Arrestohen 10 persona pas mbërritjes së një skafi me shtetas shqiptarë në Cornwall

Një skaf që transportonte shtetas shqiptarë ka mbërritur në Mylor Harbour, në Cornwall të Britanisë së Madhe, ndërsa lidhur me ngjarjen janë arrestuar dhjetë persona, konfirmoi Ministria e Brendshme britanike.

Të lidhura

None found

Rreth orës 03:00 të së dielës, më 27 shtator, Policia e Devon dhe Cornwall u vu në dijeni se disa persona kishin zbritur nga një varkë në Mylor Harbour. Më pas, ata ishin futur në një furgon dhe ishin larguar nga zona, sipas televizionit ITV, të cilit i referohet Top Channel.

Forcat e policisë që mbërritën në vend arrestuan dy shtetas shqiptarë, të dyshuar për shkelje të ligjeve të emigracionit.

Në ndërhyrje mori pjesë edhe Roja Bregdetare britanike. Si masë paraprake, rreth orës 04:00 të mëngjesit u aktivizua gjithashtu ekuipazhi i varkës së shpëtimit të Falmouth.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike deklaroi se autoritetet reaguan me shpejtësi ndaj një incidenti të rrallë dhe të izoluar në Mylor Harbour, Falmouth.

“Dhjetë persona janë arrestuar që atëherë. Një tjetër person, që besohet të jetë nën moshën 18 vjeç, i është referuar shërbimeve sociale”, tha zëdhënësi.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se hetimet vijojnë dhe, për këtë arsye, nuk mund të japin informacione të mëtejshme.

Ministria e Brendshme sqaroi se hyrjet e fshehta të kësaj natyre janë të rralla. Sipas saj, mjeti i përdorur ishte një skaf i vogël, i cili transportonte një numër të kufizuar personash.

Çështja po hetohet nga Njësia për Hetimet Kriminale dhe Financiare për Uellsin dhe Jugperëndimin e Britanisë.


Shtuar më 28.09.2026 20:27

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet