“Kjo është përballja e fundit”/ Reklamat me Trump shkaktojnë reagime të ashpra, demokratët: Propagandë që paguhet me taksat e qytetarëve

Vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan Donald Trump është vënë në qendër të kritikave nga opozita, e cila e akuzon se ka përdorur në mënyrë të paligjshme fondet e taksapaguesve për një reklamë televizive që lartëson figurën e tij.

Mediat në SHBA raportojnë se një klip 30-sekondësh me presidentin u shfaq të dielën gjatë transmetimit të ndeshjeve të futbollit amerikan. Në video, Trump duket bardhë e zi teksa ecën në heshtje nëpër një korridor dhe vështron drejt kamerës, ndërsa në sfond dëgjohen pjesë të fjalimeve të tij ku godet “nxitësit e luftës”, “komunistët” dhe “mbështetësit e një rendi të globalizuar”.

Të lidhura

None found

Materiali fillon me fjalinë “Kjo është beteja e fundit”, dhe në fund të pamjes shfaqet teksti: Paguar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Demokratika reagoi menjëherë ndaj reklamёs, duke e cilësuar si propagandë politike të financuar me para publike.

“Qeveria nuk lejohet të përdorë të ardhurat e taksapaguesve amerikanë për tё financuar reklama politike. Kjo është propagandë, dhe fatura ju bie juve,” deklaroi anëtari demokrat i Kongresit Mike Levin në një video të postuar në platformën X.

Edhe senatori demokrat John Hickenlooper e përsiti të njëjtin qëndrim, duke e quajtur videoned “propagandë” dhe “të paligjshme”.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se materiali nuk është reklamë politike, por “njoftim për shërbim publik”. Sipas qeverisë, administrata është e autorizuar të shpërndajë përmbajtje të tilla, ndërsa videoja përshkruhet si “edukative dhe patriotike”.

Një zyrtar amerikan shtoi se Trump nuk është “i njëjti kandidat” në zgjedhjet e Kongresit të vjeshtës dhe se klipi “nuk kërkon ndonjë veprim të caktuar”.

Kjo video ishte postuar fillimisht nga Trump në vitin 2023 në platformën e tij Truth Social, por në atë kohë ai pretendonte se ajo ishte paguar nga fushata e tij.

Ky nuk është i vetmi spot me të njëjtin slog an që është transmetuar kohët e funditt. Një javë më parë u shfaq një tjetër video që glorifikonte karrierën e presidentit dhe mbante gjithashtu shënimin “Paguar nga qeveria amerikan e”. Në të përsëritej edhe slogani “Amerika nuk do të kthehet kurrë në një vend komunist”.

Koheve të fundit, Trump u ka bërë apel mbështetësve që të sillen “sikur” ai vetë të ishte në garë për zgjedhjet e mesmandatit, në një opërpjekje për të nxitur pjesmarrje e tyre në votimin që do të vendosë përbërjen e ardhshme të Kongresit.


Shtuar më 28.09.2026 20:48

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş