“Shokë dhe shoqe”, pse Kongresi i PS sot ngjan “frikshëm” si në komunizëm!

Teksa ditën e sotme po mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, disa detaje e bëjnë atë mjaft të ngjashëm me kongreset e Partisë së Punës.

Që në nisje të tij mëngjesin e sotëm, u vunë re disa balla me kashtë, në të cilat ishin ulur delegatët, një gjë e pazakontë për një kongres modern.

Një gjë tjetër e çuditshme, ishin edhe shprehjet e funksionarëve të lartë të PS-së, të ngjashme me ato që përdoreshin në asambletë komuniste të dikurshme si psh “gju më gju me popullin”, etj.

Dhe më kryesorja, është rikthimi i thirrjes së famshme që përdorej asokohe për kolegët e partisë, të cilët nuk quheshin “zonja dhe zotërinj”, “por shokë dhe shoqe”, që u përdor masivisht edhe sot./albeu.com/


Shtuar 9.04.2022 16:35