Shoferja përplasi në trotuar këmbësorët, gruaja e viktimës: Dolëm për të blerë ilaçe, pamë tmerr me sy

Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme te “Kodra e Diellit” në Tiranë, ku mbetën të plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë ditën e sotme.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se çifti Hysa, kishin dalë për të blerë ilaçet e tensionit mirëpo u përplasën nga mjeti që po drejtohej nga Elinta Garo.

Gruaja e viktimës, Valetina Hysa ka treguar se kanë parë tmerr me sy kur ishin poshtë mjetit. Sipas saj, 29-vjeçarja tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes duke u kthyer mbrapsht.

Fatkeqësisht, sot ndërroi jetë 60-vjeçari Begzan Hysa, pasi kishte shumë thyerje në trup nga aksidenti i rëndë i shkaktuar nga 29-vjeçarja.

Kjo e fundit, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte përplasi fillimisht 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa.

Fatmirësisht Valentina dhe Alkuna janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve./albeu.com/