“Shko aty te Për’puthen e rri aty”, Rama thumbon sërish Bashën

Në vizitën e tij në Fier, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer as thumbimet për opozitën.

Ai tha se ‘Luli fle kudo që ta lesh’, duke shtuar se shqiptarët nuk mund të paguajnë taksa që dikush të flejë në kryeministri.

Me shaka, Rama tha gjithashtu: “Shko aty tek Për’puthen e rri aty, po mos nxirr lekë nga xhepi që të mbash në pushtet njerëz, pasi nuk ke qejf ata të tjerët”.

“Luli fle kudo ku ta lësh, po të paguash taksë që të shkojë të flejë në kryeministri, 9% të fitimit tënd. E pakonceptueshme. Sado inat ta kesh Ruçin e Ramën. Xhepi yt fut e nxjerr, ato nuk lidhen me sa inat ke njërin, e sa qejf ke tjetrin.

Shko aty tek Për’puthen e rri aty, po mos nxirr lekë nga xhepi që të mbash në pushtet njerëz, pasi nuk ke qejf ata të tjerët. Është mungesë logjike.

S’është logjikë biznesi. Biznesi është ku e kam unë interesin. E kam interesin tek ngjyra e gomarit, apo interesi. Faktikisht në jetën e përditshme askush nuk vepron kështu. Kur merrni mallin, nuk e pyesni me kë je, por cili ta jep më cilësor dhe çmim më të arsyeshëm.

Taksën e sheshtë. E po kështu kur merrni ata që bëjnë ndriçimin, elektricist, jo hidraulik, meqë ky i fundit është i partisë suaj, nuk i thoni më vër ujin në tavan.

Nuk merrni elektricistin për rubinetin. Vota për tifozllëk, të trajtosh votën si biletë për stadium është e keqja jote. Tifozllëku është për sport, jo për punën tënde. Ti për punën tënde do bësh atë që është më e mira për interesat.

Kemi plot gjëra për të përmirësuar. Edhe një gjë tjetër do them, që është biznes edhe sidomos biznes të vogël në qytet nuk mjafton të kesh mall të mirë, çmime të arsyeshme, të kesh dyqan, duhet dhe mjedisi rreth e rrotull të jetë ftues, miqësore. Duhet trotuari, ndriçimi, qyteti vetë, të ketë një atmosferë pozitive, të jetë tërheqës. Që sa më shumë njerëz të vijnë aty, aq më shumë njerëz do ndalojnë te dera e dyqanit”, u shpreh Rama.

Po ditën e sotme, kryeministri publikoi foton e një qeni i cili flinte në derën e një lokali ku nga pas shihej logo e PD. Me ironi Rama shkruante: Gjumi është ngjitës

Shtuar 4.04.2021 01:04